Schwind Amaris 500E është LASER-i që i përket teknologjisë me të lartë në botë. Këtë e konfirmojnë pothuajse të gjithë mjekët që punojnë dhe ushtrojne kirurgji refractive në të gjitha qendrat e oftalmologjisë.
Lazeri korrigjon defektet e shikimit: Myopi në rangun prej -0,50 deri -12.00 dioptri. Hipermetropi +0,50 deri në +6.00 dioptri sferike dhe Astigmatizëm 0,50 deri në 5.00 dioptri cilindrike.
Laseri që ne kemi aktualisht në dispozicion rrit shumë sigurinë e procedurës falë:
- qëndrueshmëri më e madhe e energjisë lazer se lazerët e tjerë
përsosmëri më e madhe e fotoablacionit se më parë (modeli i fotoablacionit me lazer bazohet në fraktale)
lidhje më e ngushtë midis parametrave të dhënë dhe defektit të shikimit të trajtuar
saktësi më e madhe në lokalizimin e pulseve lazer pas bebëzës dhe mikrolëvizjeve të kokës së syrit të pacientit
rregullim dhe kalibrim shumë i saktë i kompjuterizuar i përqendrimit të rrezeve lazer
Të dhënat teknike:
Laser FemtoZ6
Lazeri femtosekond në kirurgjinë refraktive bënë të mundur, realizon, krijimin e një flete ( petale) korneale e pa shkeputur nga kornea, duke lejuar planifikimin e saktë të formës, thellësisë dhe pikës së ngjitjes së flapit ( petales) me saktësi të lartë (+/- 10 um). Ky flap zbulon zonen centrale të kornese, ku do te punohet me lazer dhe rivendoset ne fund te operacionit. Saktësia e petalit e bën të lehtë ngritjen, aplikimin dhe ripozicionimin e saje ne fund të trajtimit me laser. Kjo proçedurë heq totalisht dhimbjen post operatore.
Avantazhi i padiskutueshëm i përdorimit të lazerit femtosecond është zvogëlimi i trashësisë së flapeve edhe në 100 mikron, gjë që kursen indin e kornesë. Falë kursimeve të tilla, është e mundur të korrigjohet një diapazon më i madh defekti, madje edhe përtej -10,00 D. Përveç kësaj, trashësia e mbulesës së përgatitur të kornesë është e njëjtë në të gjithë sipërfaqen, ndryshe nga mikrokeratomet mekanike, ku lembua ( petali) është pak më e hollë në qendra dhe më e trashë në periferi.
Lazeri FEMTO LDV Z6 PowerPlus është një lazer kirurgjik kompakt dhe i lëvizshëm femtosekondi. Kjo ju lejon të kryeni trajtimet e mëposhtme:
Në mbarë botën, lazeri femtosecond po zëvendëson me sukses mikrokeratomet manuale, mbi të cilat ka avantazhin e të qenit preciz dhe më pak invaziv. Me saktësinë e lazerit, zvogëlohet edhe mundësia e komplikimeve që vijnë nga parashikueshmëria dhe përsëritshmëria e kufizuar e prodhimit manual të mbetjeve indore. Kjo garanton siguri më të madhe të metodës dhe rezultate përfundimtare më të mira.
Laseri Femto Z6 realizon fotoablacion si në planin X ashtu edhe në Y. Kohëzgjatja e pulsit 200-300 fs; gjatësia e valës 1040-1060 nm, madhësia e rrezes < 1 µm. Ky lazer përdor impulse me frekuencë më të lartë me një madhësi rreze më të vogël. Gjatë kryerjes së një flapi ( lembo) të kornesë, është e nevojshme të përdorni një unazë për të rrafshuar kornenë dhe presionin negativ.
Laseri kërkon kushte konstante të temperaturës dhe lagështisë në dhomë.
Të dhënat teknike: