Language: Shqip | English
Operacione per korrigjimin e strabismus

Strabizmi

Devijimi i syve (strabizmi) nuk eshte thjesht nje anomali estetike, por ne pjesen me te madhe te rasteve flet per çrregullim te rende te pamjes.

2 - 3% e femijeve paraqesin strabizem, i cili mund te jete i lindur, apo mund te shfaqet gjate viteve te para te femijerise.

Pavaresisht moshes se shfaqjes se shtremberimit, e rendesishme eshte qe femija te ekzaminohet menjehere pas shfaqjes se tij.

Ne 2/3 e rasteve, strabizmi shoqerohet me ulje te pamjes se syrit  te devijuar (ambliopi), e cila shpesh eshte shume a avancuar. Kjo ulje eshte e parikuperueshme nese trajtimi vonohet; ne te kundert trajtimi i hershem me ane te mbylljes se syrit « te mire », mund te parandaloje shfaqjen dhe parandalimin e ambliopise.

Per te arritur kete objektiv eshte shume e rendesishme ndjekja e afert me mjekun oftalmolog. Roli i prinderve eshte thelbesor, sepse jane ata qe do te bejne qe femija te pranoje trajtimin, mbajtjen konstante te korrigjimit me syza, aplikimin korrekt te okluzionit apo ndjekjen e riedukimit ortoptik

Ndjekja jo e rregullt apo mos-zbatimi korrekt i terapise mund te çojne ne deshtime te pjesshme apo komplete.

Shpesh mund te nevojitet nderhyrje kirurgjikale, momenti per te cilen percaktohet nga ecuria e pamjes se femijes.

Edhe pas trajtimit mediko-kirurgjikal te sukseshem, ndjekja e afert e mjekut oftalmolog eshte e rendesishme deri sa te arrije moshen e adultit,sepse mund te rishfaqen recidiva te strabizmit apo probleme te shikimit.

OPERACIONI I STRABIZMIT

Nderhyrja kirurgjikale e strabizmit nuk eshte gje tjeter veçse nje etape e rehabilitimit te funksionit viziv. Ajo ka per qellim  te zhduke apo reduktoje deviacionin qe persiston edhe pas korrigjimit me syze.Kjo lloj kirurgjie realizohet nen anestezi te pergjithshme tek femijet dhe lokale tek te rriturit, dhe konsiston ne zhvendosjen e muskujve te jashtem te syrit ne menyre te tille qe syte te arrijne ne maksimum pozicionimin drejt.

Nje ose disa operacione mund te jene te nevojshem per te arritur  nje rezultat funksional dhe estetik te kenaqshem. Ne kirurgji mund te perfshihen nje ose disa muskuj ne baze te egzaminimit pre-operator si dhe konstatimeve per-operatore. Per kete arsye, mjeku oftalmolog mund te modifikoje protokollin operator gjate operacionit, sidomos ne rastin e nje nderhyrjeje te dyte.

Ecuria post-operatore zakonisht eshte e mire, syte mund te paraqiten te skuqur, me shqetesime kalimtare si djegie , lotim apo dhimbje koke, shenja te cilat kalojne me ane te mjekimit lokal ( me pika apo pomade).Cikatrizimi komplet i plages konjuktivale kerkon disa muaj.

Operacioni i strabizmit nuk mund te restauroje pamjen binokulare, n.q.s kjo e fundit nuk ka egzistuar perpara operacionit.

Gjithashtu ky operacion ka per qellim te korrigjoje vetem drejtimin e syve dhe nuk eleminon nevojen e korrigjimit me syza.

Komplikacionet

Komplikacionete operacionit te strabizmit jane te rralla. Ndonjehere pas operacionit mund te kete diplopi e cila mund te zhduket ne menyre spontane apo te kerkoje nderhyrje komplementare kirurgjikale.

Ruptura e nje muskuli anormal apo perforacioni i syrit (kur pareti okular eshte shume i holle) jane komplikacione shume te rralla dhe te paparashikuara te cilat ndodhin vetem ne raste te strukturave anatomike anormale  dhe mund te kerkojne nderhyrje kirurgjikale shtese.

Humbja e funksionit te syrit nga infeksioni, hemorragjia apo okluzioni vaskular eshte shume i rralle.

Shume rralle dhe ne menyre te paparashikuar, ne pacientet e predispozuar gjenetikisht, anestezia e pergjithshme mund te shkaktoje hipertermi malinje qe kerkojne procedure reanimimi dhe trajtim specifik.

 

                                          Strabismus tek te rriturit                                

Strabismus tek te rriturit shpesh eshte i shfaqur qe ne femijeri por nuk eshte trajtuar per shkak te neglizhences ose eshte rishfaqur me vone per shkak te shkaqeve te ndryshme si : mungesa e korrigjimit optik, fillimi i presbiopise, lodhje te syve.Strabismi tek te rriturit mund te jete edhe  shenje e paralizes muskulare te fituar. Ne kete rast perdorimi i toksines botulinike mund te jete me interes.Nderhyrja kirurgjikale mund te jete e nevojshme per korrigjimin e shtremberimit. Kjo nderhyrje u bindet te njejtave rregulla si ne rastin e femijeve.

Vecorite e ketij operacioni :

- ne disa raste mund te realizohet nen anestezi lokale

- diplopia (dyfishimi i figures ) eshte me e shpeshte se tek femijet dhe mund te kerkoje nderhyrje trajtim suplementar n.q.s persiston.

  E-Mail | Print
Artikujt e fundit
(C) Copyright Klinika Vision 2008. All rights reserved Built by Gorani.net Hosted by BalkanHost.com