Operacione te retines
C’eshte retina ?
N.q.s do ta krahasonim syrin me nje aparat fotografik atehere do te duhet te thonim qe retina eshte ekuivalenti i filmit fotografik, korneja dhe kristalini i korrespondojne objektivit.
Shkolitja e retines :
Shkaktohet si rezultat i pranise se likidit qe grumbullohet nen retine duke shkaktuar ngritjen e saj. Klinikisht paraqitet ne formen e uljes se menjehershme te pamjes ne zonen qe i korrespondon retines se ngritur.
Shenja pararendese qe mund te paraprijne shkolitjen e retines jane perceptimi i fijeve te levizshme, shkrepetimave apo prania e nje perde te zeze qe gradualisht perhapet per te zene gjithe fushen e pamjes.
Zakonisht shkolitja e retines provokohet nga nje ose disa grisje te retines te cilat behen shkak qe likidi te hyje dhe te grumbullohet nen retine.Diagnoza e kesaj semundjeje mund te percaktohet vetem nga mjeku okulist gjate egzaminimit te fundus oculi.
Ç’fare duhet bere ne kete rast
E vetmja menyre per te evituar humbjen e plote te pamjes eshte nderhyrja kirurgjikale e menjehershme, e cila konsiston ne rrethimin e grisjes per te penguar shkolitjen e metejshme te retines.Egzistojne disa teknika kirurgjikale te adaptuara per raste te vecanta , por ne te gjitha ato, ajo qe eshte me e rendesishme eshte se rikuperimi i pamjes varet nga shpejtesia e nderhyrjes.Pra eshte e rendesishme te paraqiteni sa me pare per te planifikuar dhe kryer nderhyrjen sa me shpejt qe te jete e mundur.
Vrima makulare
Nenkupton pranine e nje vrime qe shfaqet ne makul (makula eshte ajo zone e retines qe realizon pamjen qendrore).
Kjo gje sjell per pasoje ulje te theksuar te pamjes si dhe pranine e nje njolle te zeze ne qender te fushes se pamjes, ndjesine e imazhit te deformuar.
Diagnoza vendoset gjate egzaminimit te fundus okuli nga nje oftalmolog. Trajtimi eshte vetem kirurgjikal.
Membranat epiretinal
Kane te bejne me pranine e nje membrane fine ne siperfaqen e retines qendrore (makula) gje qe shkakton shfaqjen progresive te pamjes se deformuar apo te valezuar e lidhur kjo edhe me ulje e mprehtesise se pamjes.
Trajtimi konsiston ne heqjen e membranes ne menyre kirurgjikale.
|