Operacione per glaukomen
GLAUKOMA
Ç’eshte glaukoma ?
Glaukoma eshte nje semundje qe prek nervin optik me pasoje demtimin e parikthyeshem te fibrave nervore te tij. Mekanizmi kryesor i kesaj semundje eshte rritja e presionit intraokular qe ndodh ne rastet kur likidi qe mbush segmentin anterior te syrit (lengu ujor), nuk zbrazet normalisht nepermjet strukturave te kendit qe formohet midis irisit dhe kornese.
Glaukoma akute :
Ne sy te predispozuar, kryesisht hipermetrop, ku hapesira midis irisit dhe kornese eshte shume e ngushte, ne rrethane te caktuara, presioni intraokular rritet shume, duke sjelle ulje te menjehershme te pamjes, e shoqeruar me dhimbje te forta koke, syri si dhe te vjella.
Ne kete rast paraqitja tek mjeku i syve eshte nje urgjence, mjekimi i urgjences eshte iridektomia periferike: nje shpim ne periferi te irisit me ane te rrezeve laser apo ne menyre kirurgjikale qe lejon zbrazjen e menjehershme te lengut ujor dhe uljen e presionit intraokular.
Glaukoma kronike:
Ne sy te predispozuar, ku hapesira midis irisit dhe kornese eshte e hapur por relativisht me e ngushte se ne syte normale, qarkullimi i lengut ujor behet me veshtiresi, presioni intraokular rritet gradualisht, demtimi i fijeve nervore e per pasoje dhe ulja e pamjes behet teper gradualisht saqe mund te mos vihet re nga i semuri. Syri nuk eshte i dhimbshem dhe i vetmi ndryshim qe vihet re eshte ngushtimi periferik koncentrik i fushes pamore qe mund te zbulohet vetem me ane te nje egzaminimi te quajtur fusha e pamjes (fusha vizive).
Ç’duhet bere?
Ekzaminimi i fushes pamore te pakten njehere ne gjashte muaj dhe ndjekja e afert e mjekut oftalmolog, eshte shume e rendesishme.
Zakonisht perdorimi i mjekimit lokal çon ne uljen e tensionit intraokular duke nderprere efektin demtues te tij ne fibrat nervore te nervit optik.
Ne rastin e deshtimit te terapise medikamentoze propozohet nderhyrja kirurgjikale : trabekulectomia, e cila ka per qellim te krijoje nje rruge tjeter per drenimin e lengut ujor jashte segmentit anterior te syrit.
|